Login

Username:

Password:

Remember me



Lost Password?

Register now!

Ndrysho Dizajnin


(4 themes)

Menu

Kush ësht në Linjë

7 user(s) are online (1 user(s) are browsing Artikujt)

Members: 0
Guests: 7

more...

(1) 2 3 4 »

Lajme : Masakrohet ne fushe gjyqtari

Posted by AlbaNOS on 2010/2/22 9:33:30 (17 reads)

Open in new window
Dhuna ne futbollin shqiptar kete here ka zbritur ne qytetin e Ersekes. Pas ndeshjes me Vllaznine qe perfundoi ne barazim 1-1, fusha e Ersekes eshte kthyer ne nje arene gladiatoresh.


Lojtaret dhe vete drejtuesit e pankines se skuadres se Gramozit kane ushtruar dhune fizike ndaj anesorit Denis Agaraj.

Nderkohe qe lojtaret dhe tifozet tentonin te qellonin anesorin, i cili per disa caste ishte nen mbrojtjen e forcave te policise, nje pjestar i stafit teknik te kesaj skuadre ka qelluar me grusht vijerojtesin Gugaraj duke e shembur ne toke.

Me shume...

Lajme : Greuvski: Kemi vullnet për ta zgjidhur çështjen e emrit

Posted by AlbaNOS on 2010/2/16 19:20:00 (19 reads)

Open in new window
Kryeministri i Maqedonisë,
Nikolla Grevski deklaroi të martën se Qeveria që drejton ai po zhvillon bisedime për emrin me qëllim të qartë që të gjendet zgjidhje dhe se ka vullnet dhe dëshirë për ta mbyllur këtë çështje.


Duke i komentuar konstatimet e liderit të opozitës Branko Cërvenkovski të dhëna në intervistën për një televizion kombëtar,
Gruevski tha se nuk është korrekte nga një njeri që 15 vjet ka zhvilluar bisedime "proforma"
për kontestin me fqinjin jugor të akuzojë për një gjë të tillë.

Me shume...

Lajme : Çiljeta: Me emrin tim sulmojnë PD-në

Posted by AlbaNOS on 2010/1/24 11:07:37 (35 reads)

Open in new window
Nuk i ka bërë ende 25 vjeçe dhe është më e reja në listën e 100 fituesve në Këshillin Kombëtar të PD-së. Edhe pse nuk do ta lërë skenën, nuk e mohon që jeta i ka ndryshuar. Në këtë intervistë tregon gjithçka se si u gjend në politikë dhe ku synon të shkojë. Cila është njohja me Kryeministrin Berisha, komentet që i janë bërë për ta sulmuar, ndërsa pohon se lidhja e saj 5 vjeçare e dashurisë vazhdon ende.

Çiljeta tashmë je në listën e 100 anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Si ndihesh?


Ndihem e vlerësuar dhe me përgjegjësi.

Pse mendon se të kanë votuar?

Mua me ka kandiduar Forumi Rinor i Partisë Demokratike duke qenë se gjithmonë jam angazhuar, gjithmonë kam deklaruar bindjen time hapur për këtë parti. Besoj më kanë votuar duke menduar se përveç se jam një demokrate me bindje të djathta, përfaqësoj dhe bukur forumin rinor të Partisë Demokratike, por dhe për faktin se jam një personazh publik.

Me shume...

Lajme : Heqja e vizave për Kosovën, pas disa vjetësh

Posted by AlbaNOS on 2010/1/24 10:53:16 (41 reads)

Open in new window
Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet për liberalizimin e vizave për Kosovën në fund të janarit ose në fillim të muajit shkurt - në një takim që do të mbahet në Prishtinë, ka bërë të ditur Ulrike Lunacek, deputete austriake dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Megjithatë, ajo nuk parashikon një heqje të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – së paku jo edhe disa vjet...

“E di që Qeveria e Kosovës, e në veçanti ministri i Punëve të Brendshme veçmë e kanë përgatitur planin veprues. Ajo çfarë po përpiqem të bëj si raportuese, bashkë me kolegët të tjerë nga Parlamenti Evropian, është që dialogu për liberalizimin e vizave të fillojë menjëherë, mu ashtu siç kërkohet në konkluzionet e Këshillit të Evropës të muajit dhjetor të vitit të kaluar”, ka thënë Lunacek në një intervistë për gazetën “Vesti”.

Me shume...

Lajme : Loreta Kacka – Lori këto ditë në SHBA

Posted by AlbaNOS on 2010/1/11 21:12:41 (60 reads)

Open in new window
Lori, si zakonisht frymëzuese me pamje dhe shikimin e thellë dhe depërtues vazhdimisht tërheq vëmendjen e publikut. Kështu ndodhi edhe gjatë kohës kur po zhvillonim këtë intervistë në ‘Grand’, me ç’rast një klient i rastit madje i këndonte zëshëm këngët e Lorit. Lori, natyrisht se për një moment doli nga modestia dhe sytë e saj u shndërruan në një oqean të kthjellët. Si për koincidencë, Lori këto ditë do të përshkojë Oqeanin Atlantik për të arritur në SHBA, ku do të qëndrojë një kohë…

Lori, jeni mysafire e shpeshtë e diasporës sonë në perëndim. A keni përfitime të mëdha nga këto udhëtime?

Lori: Me thënë të drejtën, ka përfitime përderisa udhëtoj, mirëpo shpenzimet nganjëherë janë më të mëdha se përfitimet, duke llogaritur gardërobën, paraqitjen, realizimin e këngëve dhe videoklipeve…

Njiheni si këngëtare e lazdruar, në skenë. Madje, mund të thuhet se jeni paksa edhe provokative në skenë?

Lori: Nuk e di, a jam vërtetë…Jo, se jam e lazdruar, por se është stili im. Mundohem të jem sa më origjinale dhe sa më afër publikut. Ndërsa, për provokative…ndoshta dukem.

Sytë e tu të kaltër joshin shumë fansa. I besoni dashurisë në shikim të parë?

Me shume...
(1) 2 3 4 »