Login

Username:

Password:

Remember me



Lost Password?

Register now!

Menu

Kush ësht në Linjë

7 user(s) are online (1 user(s) are browsing Profili)

Members: 0
Guests: 7

more...

Register steps: Basic » Complementary

Basic

Username *
Email *
Password *
Verify Password *
Disclaimer *
RREGULLORRJA E FORUMIT 'AlbaTOK.com'

Para se të bëheni anëtar të komunitetit AlbaTOK ju duhet të lexoni rregulloren dhe nëse i'u duket e pranueshme, atëherë dhe ta pranoni atë. Pranimi i kësaj rregulloreje ju vë para përgjegjësisë kundrejt atyre që keni pranuar. Funksionimi i këtij komuniteti bazohet në këtë rregullore dhe për sa kohë ju e pranoni atë para se të regjistroheni, atëherë stafi i 'AlbaTOK.com' ka të gjitha të drejtat të veprojë në bazë të kësaj rregulloreje të pranuar nga vetë ju. Gjithashtu dhe stafi 'AlbaTOK.com' ka detyrimet e tij ndaj anëtarëve duke u bazuar në këtë rregullore. Asnjë veprim nuk lejohet të ndërmerret në kundërshtim me rregulloren. Për çdo rast shkeljeje do të ketë masa pa marrë parasysh statusin e secilit. Këto masa do të merren gjithashtu duke u bazuar në këtë rregullore.

DUHET TË SHPREHENI NË GJUHËN SHQIPE!

Gjuha shqipe është gjuha zyrtare e këtij forumi. Të gjithë pjesmarrësit duhet të shkruajne shqip në forum. Të gjitha dialektet e gjuhës shqipe janë të lejuara por preferohet gjuha letrare shqipe, duke qënë se është gjuha më e lehtë për tu kuptuar nga shumica e shqiptarëve. Nderoni veten duke shkruajtur një gjuhë shqipe të pastërt dhe konform rregullave gramatikore dhe të drejtshkrimit. Ata antarë që nuk shkruajnë dot gjuhën shqipe, mund të lexojnë dhe mund të shprehen vetëm në seksione të veçanta të forumit të hapura për të huaj apo shqiptarë që nuk shkruajnë dot shqip.

LIRIA E SHPREHJES

Duke qenë se projekti 'AlbaTOK' ka për qëllim t'i japë zë dhe liri shprehje çdokujt që ka diçka për të thënë atëherë dhe pika një e rregullores tonë është një nga nenet themelore . Secili është i lirë të shprehë mendimet dhe idetë e tij pa u penguar.

E DREJTA E AUTORIT

Postimet, shkrimet dhe materialet e publikuara në forum dhe në revistë janë pronë të atij që i vendos. Dhe duke qenë se vendosen në platformën virtuale të 'AlbaTOK.com' atëherë dhe merr të drejtën e përdorimit të tyre, por gjithmonë duke i ruajtur dhe i njohur emrin autorit. Ndërkaq, nuk lejohet që autori i shkrimeve t'i heq apo fshijë postimet e tij tërësishtë nga forumi. Pjesa tjetër është pronë ekskluzive e 'AlbaTOK.com' si e tillë mbrohet me ligjet e copyright-it. Vendosja e softver-eve, programeve, skripteve dhe çdo gjëje tjetër të mbrojtur me ligjet e copyright-it është rreptësisht e ndaluar.

NUK DUHET TË BËNI DALLIME FETARE!

Shqipëtarët janë një popull me disa komunitete fetare dhe aspak homogjen kur vjen fjala te feja. Duke mbajtur parasysh këtë fakt në mendje, çdo anetar duhet të tregohet jashtëzakonisht i ndjeshëm në mendimet apo paragjykimet që ai mund të ketë për një fe apo komunitet të caktuar. Në forumin shqiptar këto paragjykime fetare nuk janë të lejuara dhe masa ekstreme merren në raste të tilla. Ne njohim të drejtën e cdo shqiptari për të besuar/mosbesuar në Zot dhe jemi mundur që të akomodojmë çdo komunitet me forumin e tyre. Çdo besimtar në forum ka vendin e tij në komunitetin e tij brënda forumitAlbaTOK, por askush nuk duhet të japi mendime apo provokojë mendimet e një komuniteti të caktuar të cilit nuk i përket. Harmonia fetare është guri themelor i kombit shqiptar.

PËRGJEGJËSIA NDAJ SHPREHJES SË IDEVE DHE MENDIMEVE.

'ForumiRinor.net'nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj mendimeve të hedhura në faqet e tij. Ato janë vënë me vullnetin e lirë të anëtarëve. Stafi i 'AlbaTOK.com' nuk monitoron në këto aspekte - në postimet e bëra. Prandaj 'AlbaTOK.com' nuk mban përgjegjësi ndaj vlefshmërisë dhe ideve të hedhura në to, apo thjeshtë vlefshmërisë dhe vërtetësisë së materialeve dhe shkrimeve të paraqitura në 'AlbaTOK.com'

DISKUTIMET DHE POSTIMET NE FORUM

Diskutimet dhe shkrimet në përgjithësi duhet të udhëhiqen nga kultura e debatit, respekti për të tjerët dhe mendimin e tyre. Anëtarët e 'AlbaTOK.com' janë të detyruar të mos vendosin shkrime, fjalë, shprehje dhe materiale që janë: ekskluzivisht polemizuese, pornografike, sharje dhe ofendime, abuzive, pedofili, provokuese, raciste, që shprehin urrejtje ndaj kategorive të ndryshme të njerëzve, që synojnë të sulmojnë, përçajnë, denigrojnë dhe ulin poshtë shqiptarët, që prekin intimitetin dhe jetën private të të tjerëve, që prekin të drejtat e mbrojtura të autorit, që synojnë të prekin dhe të ulin vetë integritetin e 'AlbaTOK.com' dhe stafit të tij.

NUK LEJOHEN REKLAMAT OSE PROPAGANDAT!

Nuk lejohen vendosja e reklamave të faqeve personale në firmë ose si titull poshtë emrit, por vetëm në profilin tuaj. Çdo anëtar është i lirë të vendosi në firmë lidhje temash në forum, por jo lidhje faqesh jashtë forumit. Të gjithë ata që reklamojnë në forum pa leje përjashtohen në mënyrë të përhershme nga forumi pa marrë parasysh formën e reklamimit. Nëse dëshironi të reklamoni, kontaktoni me stafin e forumit për udhëzime dhe tarifa. Gjithashtu, çdo përpjekje për të propoganduar në forum do të marri përgjigjen e merituar. Forumi AlbaTOK nuk është një mjet propogandistik, por një kuvend ku secili prej jush është i lirë të shprehi mendimin e tij të lirë dhe jo të propogandojë mendimin e të tjerëve.

SHKRIMET DHE MATERIALET E VENDOSURA NË FORUM

Për të ruajtur estetikën e forumit të 'ALBATOK' duhet të ndiqen disa rregulla. Mundësitë teknike që parashikon forumi janë të shumta, por ato duhet të përdoren me kujdes:

a) Shkrimet duhet të kenë madhësi dhe formë germash, ashtu si janë përcaktuar nga stafi. Me forma, ngjyra e kode të veçanta mund të postohet vetëm në rastet kur paraqitet një fjalë e veçantë, fjali a shprehje dhe jo tërë shkrimi. Shkrimet me germa të trasha, pjerrëta dhe nënvizuara janë të ndaluara. Këto kode mund të përdoren vetëm në rastet e përmendura më sipër.

b) Nënshkrimi, apo firma e anëtarëve duhet të jetë konform rregullores. Kodet e ngjyrave dhe të formave të germave në nënshkrim janë të lejuara, por jo ato të madhësisë. Kodet e tjera janë të ndaluara. Në nënshkrim nuk mund të përdoren imazhe. Në çdo rast shkeljeje stafi i forumit të '' AlbaTOK '' do të ketë të drejtën të ndërhyjë e të ndryshojë postimin, apo përmbajtjen e nënshkrimit tuaj.

MODERIMI
Stafi bazohet në rregulloren e mësipërme në punën e tij. Në asnjë rast nuk mund të ndryshohen shkrimet dhe përmbajtja e tyre pa u bazuar në rregullore

I agree to the above 
Confirmation Code *

Click to refresh the image if it is not clear enough.


Input letters in the image
The code is case-insensitive
Maximum attempts you can try: 10
*